Reforma në drejtësi, ekspertët vijojnë punën, ende asnjë dakordësi për pikat e draftit

393
Po vijon puna e ekspertëve për reformën në drejtësi. Tryeza nisi sot paradite dhe puna filloi aty ku u la mbrëmjen e së shtunës.
Deri në këto momente ende nuk ka një dakordësi për asnjë klauzolë të draftit, ndërsa ka pasur edhe debate në lidhje me formulën e zgjedhjeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Një ditë më parë ekspertët e mbyllën takimin në heshtje dhe sipas burimeve nga tryeza nuk kanë arritur ende konsensus për nenet e propozuara.
Po ashtu mësohet se të hënën, referentët përkatës do të konsultohen me Komisionin e Posaçëm për reformën në Drejtësi.
Nëse do të gjendet gjuha e përbashkët drafti do ti dërgohet të martën më 12 janar Komisionit të Venecias.
Sigal