Reforma në Drejtësi e rrëmbyer nga Rama, Vasili: Hetim nga BE-SHBA

548
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në facebook, analizon me detaje Reformën në Drejtësi. Teksa thotë se tentativa flagrante e qeverisë “Rama 2” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese deri edhe në rrëmbimin e komptencave të Presidentit, për të zgjidhja është një hetim ndërkombëtar mbi ecurinë e kësaj reforme.

“Skaneri objektiv, bazuar vetëm mbi fakte të vërteta tregon se nuk është momenti për të duatrokitur, por për të ulëritur. Qartësisht në mjaft parametra reforma aktuale në drejtësi ka zbritur shumë nën nivelin e drejtësisë së mëparshme dhe kjo është kritike. Qartësisht faktet e kapjes së drejtesisë nga rilindja janë sa një mal. Ndaj hetimi i zbatimit të kësaj reforme në drejtësi duhet bërë kryq e themel”.

Postimi i plotë:
Skaneri: Reforma në Drejtësi jo për tu duatrokitur, por për tu ulëritur? Mbi Reformën në Drejtësi janë hedhur pa kursim tonelata të tëra sheqer propagandistik i helmuar. Produkti ka qenë sigurisht krijimi i një iluzioni, që s’ka hiç të bëjë me realitetin. Çfarë na tregon skaneri i reformës tani që kemi hyrë në vitin e katërt pas miratimit të saj në 21-22 korrik 2016.
Skaneri i Reformës tregon se:
Gjykata më Larta janë të pangritura akoma, qoftë ajo Kushtetuese apo edhe Gjykatë e Lartë. Tentativa flagrante për kapjen e Gjykatës Kushtetuese deri edhe në rrëmbim të komptencave të Presidentit. Këshill të Lartë Gjyqësor dhe Këshill të Lartë të Prokurorisë të mbushur me anëtare pa integritet dhe të refuzuar nga Operacioni Ndërkombetar i Monitorimit por të miratuar me arrogancë nga rilindja. KED e bllokuar politikisht për më shumë se dy vite por edhe pas ngritjes së saj KED ka skualifikuar pa të drejtë mjaft kandidatë, siç është denoncuar publikisht edhe ish kryetari i komisionit tv Reformës në drejtësi Xhafaj.
Kryetari i KED Dvorani e shndërron në personal institucionin, kryen shkelje kushtetuese dhe ligjore flagrante për të mundësuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese duke tentuar ti rrëmbejë kompetencën Presidentit. SPAK fillon funksionimin vetëm me 8 anëtarë në kundërshtim me ligjin që kërkon minimalisht 10 anëtarë. Vetingu funksionon me dy standarte dhe si mjet presioni për dhënie vendimesh në favor të qeverisV denoncuar përkatesisht nga Komiteti i Helsinkit dhe Raporti i ODIHR për votimet e 30 qershorit. Zgjidhet në dhunim të Kushtetutes Arta Marku pa Vetting dhe me 69 vota si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, emërtim, që nuk ekziston asfarë në Kushtetutën e Shqipërisë. Të gjitha afatet kushtetuese të ngritjes janë shkelur duke atakuar Kushtetutën në çdo pikë të saj.
Nepotizmi politik dhe familjar i rilindjes në drejtimin e institucioneve të drejtësisë është aq flagrant sa nuk ishte parë kurrë në drejtësinë shqiptare, konkretisht KLP drejtohet nga kunati i një ministreje dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë nga vëllai i një ministreje tjetër, që të dyja të rilindjes. Skualifikimi i qëllimshëm ka degraduar tërësisht konkurimin dhe në mjaft raste, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, ka pasur kandidatë aq sa janë qenë vendet në dispozicion, duke asgjësuar thelbin e Reformës për një garë me alternativa, konkurencë dhe thithjen e elementeve të rinj cilësore dhe me integritet të lartë.
Shumica e anëtarëve të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të ngritur nga rilindja për të bërë Reformën në drejtësi,sot janë zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë apo janë shpërblyer me funksione të tjera duke treguar qartë se fitoi konflikti i interesit, në funksion të kapjes së drejtesisë nga Rilindja.

KLP dhe KLGJ ankohen për fonde tërësisht të pamjaftueshme, megjithëse parakusht i Reformës ishte garantimi i plotë i fondeve për funksionimin normal të tyre, ndonëse raportohen miliona euro dollarë dhe lekë, që shpenzohen pafundësisht.

Skaneri objektiv, bazuar vetëm mbi fakte të vërteta tregon se nuk është momenti për të duartrokitur, por për të ulëritur.

Qartësisht në mjaft parametra Reforma aktuale në drejtësi ka zbritur shumë nën nivelin e drejtësisë se mëparshme dhe kjo është kritike.

Qartësisht faktet e kapjes së drejtësisë nga rilindja janë sa një mal.

Ndaj hetimi i zbatimit të kësaj Reforme në Drejtësi duhet bërë kryq e themë.

Duhet bërë sidomos nga ata që ishin edhe garantët e Reformës pra BE dhe SHBA, pozicioni e roli i të cilëve është vendosur me kërkesën insistuese të tyre edhe në Kushtetutën e Shqipërisë, ndaj është përgjegjësi dhe detyrim për ta që të kryejnë një hetim dhe monitorim të thelluar për Reformën në Drejtësi.

Shqiptarët nuk duan drejtësinë e partisë, nuk duan kapjen e drejtësisë nga rilindja, nuk duan pandëshkueshmërinë, por duan paanësinë dhe barazinë përpara ligjit.

Koha e propagandës ka mbaruar është koha e të vërtetës për Reformën në Drejtësi.

Në këto katër vjet po dënohen vetëm qytetarët e thjeshtë dhe nuk po i hynë një gjemb në këmbë korrupsionit të rilindjes.

Rezultati është i qartë Shqipëria arrin të jetë një ndër tre vendet më të korruptuara të botës.

Ndaj hetim monitorimi BE – SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi nuk pret më!