Reforma në drejtësi dhe protesta e PD, ambasadorët Lu e Vlahutin në zyrën e Nishanit

411
Krerët e delegacioneve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, i janë drejtuar pasditen e sotme institucionit të Presidencës për t’u takuar me Kreun e Shtetit, Bujar Nishani. Takimi i cili ka nisur në orën 16:10, ka zgjatur 40 minuta.
Temë e bisedimeve mendohet se ka qenë situata politike në vend, dhe ecuria e reformave, kryesisht ajo në drejtësi.
Kujtojmë se prej së shtunës, 18 shkurt, opozita ka nisur protestat, duke mos marrë pjesë as në komisionet parlamentare. Nisur nga kjo situatë, deputetët socialistë janë shprehur se opozita po bojkoton reformën në drejtësi dhe vettingun.
Sigal