Reforma në drejtësi/ Berisha: Vetingu nga të huajt jetik

410
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit akuzoi kryeministrin Edi Rama se kërkon të përjashtojë opozitën nga reforma në drejtësi, edhe pas punës serioze dhe kontributit të dhënë prej saj për reformën në drejtësi. “Fjala konsensus nuk ekziston për Edi Ramën, që udhëhiqet nga urrejtja më e madhe njerëzore, që celebronte fitoren me 1 milion grushte ndaj opozitës. Mbi këtë bazë Rama ngriti të famshmin komision të ekspertëve të nivelit të lartë”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, këta ekspertë ishin njerëz të afërt me kryeministrin dhe figura politike të lidhura me krimin. “Po kush ishin këta ekspertë me në krye kryetarin e partisë komuniste të drejtësisë, mbrojtësin e klaneve të trafikut, Fatmir Xhafaj? Cilët ishin këta ekspertë?” – është shprehur Berisha, i cili ka renditur ekspertët në fjalë. Sipas Berishës, Rama nuk e pranonte rekomandimin 88 të opozitës, pasi donte të ishte vetë kryeprokuror e kryegjykatës, por në fund u detyra ta pranonte madje edhe më thelë se opozita.
“Keni një muaj e gjysmë që flisni; opozita thotë 88, ju të huajt. U detyruat të ktheheshin tek 88, plotësisht madje pak më thellë se ne. Venecia nxori çfarë drejtësie donim. Ju kërkoni që gjykatësit t’i emërojnë të huajt.
Të bëjnë një raport dhe ky raport të vijë të votohet në Kuvend, që e bëjnë qytetarë të huaj që s’kanë asnjë detyrim ligjor e kushtetues ndaj këtij vendi. Roli i vetingut nga të huajt është i domosdoshëm, por jo t’u japim sovranitetin në vendin tonë. Rama ka thënë se vetingun ia besoj amerikanëve dhe evropianëve”, tha Berisha.
Sigal