Reforma në drejtësi, Basha: PS shmang Venecian. PD gati për çdo tryeze politike

536
Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje tinëzare për të shmangur rekomandimet e komisionit të Venecias për refromën në drejtësi. Pasi është konsultuar me eskspertët e PD, të cilët kanë bojkkotuar tryezën e diskutimeve për këtë cështje, Basha tha se thirrjeve për bashkëpunim për këtë reformë maxhoranca i është përgjigjur me një draft të njëanshëm e që është i papranueshëm 
“Kam bërë një ftesë publike për Ramën dhe Metën që të punojmë mbi rekomandimet e Venecias si udhërrëfyes. Deri më tani ka patur vetëm retorikë dhe asnjë veprim në këtë drejtim. Përkundrazi, ka patur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Venecias dhe zotimin publik të maxhorancës, siç ishte drafti parafabrikat i 29 dhjetorit, një përpjekje tinëzare e Edi Ramës”, tha Basha.
Për thirrjen e kryetarit të kuvendit për ekspertët e PD për këtë cëhstje Basha ka këtë përgjigje.
“Duke kërkuar që tryeza të shqyrtojë rekomandimet, por përsëri ka shpërndarë tinzarisht një draft, Përgjigjja do jete “po venecias” ose “jo venecias” Nëse jo atëherë ata kanë një draft që mund të jete i PS i Xhafës ose kujtdo vetem i Venecias jo. Ju shpreh kete vullnet:”Asgjë më shumë se rekomandimet e kuvendit nuk pretendon PD
S’ka rëndësi të bëjmë shumë tryeza se sjemi pallonj un e kam marrë vendimin
Kreu i opozitës i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentit për një takim me krerët e maxhorancës për Reformën në Drejtësi
“Mirëpres cdo nismë të presidentit për të ndihmuar në transparencën e procesit për të parë qartë se kush ka vullnet dhe kush jo. PD ka vullnet të çeliktë për reformën në drejtësi, ashtu siç ka vullnet të çeliktë edhe për moskapjen e drejtësisë”, tha ai.
Basha konfirmon se ka komunikim të vazhdueshëm me ambasadorin e SHBA i cili po ndjek hapa pas hapi këtë proces.
Sigal