Reforma në drejtësi, Basha: Jo draft paralel, por letër sqaruese Venecias

509
Një ditë para mbledhjes së komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi takime konsultative me ekspertët e opozitës dhe anëtarët demokratë në këtë komision.
Demokratët mbetën të prerë në qëndrimin e tyre se drafti i reformës në drejtësi do të konsiderohet i plotë vetëm kur të reflektojë të 138 rekomandimet e komisionit të Venecias.
Opozita është e vendosur të mos dërgojë draft paralel në Komisonin e Venecias, dhe do të ngulmojë për konsensus deri në minutat e fundit në Komisionin e posaçëm parlamentar.
E nëqoftëse e gjithë kjo përpjekje nuk e deytron shumicën të bëjë ndryshime në draftin e ekspertëve të nivelit të lartë ku të përfshihen 11 rekomandimet e Venecias demokratët do ta kalojnë ne planin B dhe do t’i drejtohen me një letër sqaruese Komisionit të Venecias ku do të shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e vullnetit të mazhorancës për një draft konsensual si dhe do të rendisë argumentet se përse demokratët mendojnë se qeveria me draftin aktual kap sistemin e drejtësisë.
Sigal