Reforma në Drejtësi, Basha: I vetmi gjyqtar ‘Venecia”

494
Rekomandimi 88 i Komisionit te Venecias vazhdon te mbaje peng konsensusin per reformën ne drejtësi. Por lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar asamblenë e aleateve te tij, republikaneve per te përsëritur se demokratet nuk pranojnë te negociojnë asgjë përtej Venecias; duke iu kundërpërgjigjur kështu edhe dy ambasadoreve Donald Lu e Romana Vlahutin qe jane mbështetësit e forte te draftit, qe tashme ndodhet i depozituar ne kuvend.
“Ne e kemi thëne fjalën tone ne s’kërkojmë asgjë me shume se zbatimin e rekomandimit 88 dhe asnjë gjyqtar nuk pranojmë mbi Komisionin e Venecias”.
Por kur ende nuk ka nje sinjal per kompromis duket se opozita po përgatitet per skenarët ekstreme dhe Basha ka paralajmëruar se reforma ne drejtësi do te dominoje fushatën e ardhshme elektorale. “Nese nuk ia dalim dot, nëse kjo oligarki do ta dështoje reformën ose do te shkoje larg me deligjitimin e parlamentit, atehere ne ne fushatën e ardhshme ne do kërkojmë votat per reformën ne drejtësi.”
Por reforma ne drejtësi nuk është i vetmi shqetësim i Lulzim Bashes, pasi opozita këmbëngul edhe per reformën zgjedhore e nëse ajo nuk behet sipas PD, vendi ka nevoje per qeverinë teknike. Te enjten e ardhshme do te mblidhet konferenca e kryetareve per te miratuar kalendarin e punimeve te parlamentit, deri ne fund te muajit korrik kur deputetet marrin pushimet; ne ketë kalendar është parashikuar qe drafti kushtetues per reformën ne drejtësi te miratohet ne 21 korrik, por ende është e paqarte se çfarë do te ndodhe e nëse ne fund te sesionit shqiptaret do te kenë një drejtësi te reformuar.
Sigal