Reforma në Drejtësi, ambasadori Lu sërish takim me Bashën

394
Mbetja pezull e reformës në drejtësi e ka çuar sërish ambasadorin amerikan Donald Lu në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar paraditen e sotme kokë më kokë dhe zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim në lidhje me temat e diskutuara. Por takimi zhvillohet në një moment kur tensioni politik mes mazhorancës dhe opozitës është rritur ndjeshëm. Pas një dite të suksesshme negociatash për reformën në drejtësi, menjëherë pas kthimit të kryetarit të PD nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithçka ndali dhe qeveria dhe opozita nisën retorikën bllokuese.
Sigal