Reforma në drejtësi, ambasadori i Bullgarisë: Mos bëni gabimet tona

427
Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Dirmitar Arnaudov, ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi në vendin tonë. Nga Ballshi, ku ndodhej në një aktivitet, Arnaudov tha se procesi për realizmin e kësaj reforme është me shumë rëndësi për vendin, ndërsa ka bërë thirrje që aktorët e politikës në Shqipëri të mos bëjnë gabimet që ka bërë Bullgaria. “Partitë politike të mos bëhen pengesë për procesin e reformës në drejtësi. Kam besim se palët po ecin në rrugën e duhur. Shqipëria ka bërë progres”, tha ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë.
Sigal