Reforma në Arsim/ Luçiano Boçi: Rama u hoqi të drejtën e studimit mijëra të rinjve

485
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, shprehet se kryeministri Edi Rama i ka hequr të drejtën e studimit mijëra të rinjve me miratimin e Reformës në Arsim. Përmes një postimi në rrejtet sociale, Boçi shkruan se Rama shkatërroi sistemin e maturës shtetërore dhe zeroi meritën e preferencën e nxënësve.
“Me një të rënë të lapsit, K/ministri i hoqi të drejtën e arsimit të lartë në universitetet publike mijëra të rinjve!!! Unë besoj se të penalizuarit nën 6, i përkasin shtresave në nevojë të shoqërisë, ose të margjinalizuara”. Sipas Ramës mjerimi duhet të prodhojë patjetër mjerim. S’ka dalje nga ky rreth vicioz për të vobekëtit. Rama as nuk i ka në kalem fare, pavarësisht se bën sikur përgjërohet. E gjithë ajo mbarsje me fjalën e madhe “Reformë” na “polli” vetëm një mesatare kufizuese!!!??? Nga ana tjetër shkatërroi sistemin e maturës shtetërore dhe zeroi meritën e preferencën e nxënësve.”, shkruan Boçi
Më tej, deputeti demokrat shpjegon se mesataret nuk kanë të njëjtën vlerë në Shqipëri. Kjo për shkak të mos aplikimit të standarteve dhe politizimit të fortë të burimeve njerëzore. Sipas tij, kaosi që ka plasur me mënyrën e regjistrimit, të përllogaritjes së mesatares, të ngritjes së QSHA-së, e cila në kundërshtim me ligjin nuk është ngritur ende, është i paprecedentë.
“E vërteta është që mesataret nuk kanë të njëjtën vlerë në Shqipëri. Një 8, 6 apo 5 e gjimnazit “Q. Stafa” në kryeqytet, nuk është e barabartë me atë të një shkolle në një skaj tjetër të vendit. Kjo për shkak të mos aplikimit të standarteve dhe politizimit të fortë të burimeve njerëzore. Nuk jam kundër mesatareve, por ato janë filtra universitare sipas degëve e frekuentimeve. Përpos kësaj, kaosi që ka plasur me mënyrën e regjistrimit, të përllogaritjes së mesatares, të ngritjes së QSHA-së, e cila në kundërshtim me ligjin nuk është ngritur ende, është i paprecedentë.
p.s
Këto VKM-ërrat tuaja, vetëm vërra kanë sjellë për ju!!!! Në ujë e kudo!” përfundon Boçi
Sigal