Reforma në administratë, Vlahutin: Punësimi në shtet nuk është i përjetshëm

446
Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e ka vënë theksin te reforma në administratën publike. Gjatë konferencës “Dialogu i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbështetjen e BE” organizuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Vlahutin u shpreh se punësimi në administratë nuk është i përjetshëm dhe se në këtë kontekst duhet të ndryshohet mendësia. Vlahutin e cilësoi reformën në administratë edhe si një nga kushtet e BE për çeljen e negociatave.”Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën, por duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin. Nëpunësi Civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar, jo vetëm rregullat, por edhe mendësia, një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë. BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka pasur përmirësim dhe arritje. Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim. Më vjen mirë që në këto vite kam parë zhvillim. Dhe Reforma në administratë do të jetë edhe një tregues për Shqipërinë, por duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët”, u shpreh Vlahutin.
Sigal