Reforma në administratë, Harito: Ecim në katër shtylla kryesore

473
Sigal

Ministri i Shtetit për Invacionin dhe Administratën Publike në bashkëpunim me Komisionin Europian po organizojnë sot Takimin e Katërt të Grupit të Posaçëm të Reformës në Administratën Publike. Takimi ka si qëllim diskutimet dhe bashkërendimet e mëtëjshme në kuadër të kësaj reforme.

Ministrja Harito prezantoi strategjinë e administrates publike 2015-2020 e cila pritet të miratohet në muajin mars duke bashkërenduar dhe diskutimet me te pranishmit mbi zbatimin e ligjit per nëpunësin civil, konkurset në administratën publike, dhe vijueshëmrinë e reformës:

Procesi rekrutimit dhe konkurset e realizuara për vendet vakante në administratën publike është dëshima më e qartë e transparencës dhe ndryshimit rrënjësor që po sjell kjo reformë.

Në muajin gusht 2014 u shpallën 113 vende të reja pune të kategorisë ekzekutive (specialistë). Një risi që vlen të theksohet, me synimin e zbatimit më korrektësi të ligjit dhe transparencës në procedurat e rekrutimit, është aplikimi on line i kandidatëve. Si rezultat në këtë periudhë aplikuan 5,300kandidatë dhe në përfundim të procedurave të konkurrimit rezultuan 38 fitues.

Në muajin tetor 2014, u shpallën 148 vende vakante në nivel ekzekutiv (specialistë), ku aplikuan rreth 7,000 kandidatë, (afërsisht 2,000 aplikime me shume se fazën e parë), fakt ky që evidenton rritje të besueshmërisë në procedurat e reja dhe transparente të rekrutimit. Në përfundim të procedurave të rekrutrimit, rezultuan 114 fitues.

Ndërkohë në dhjetor të vitit 2014 u miratuan nga parlamenti amendime të ligjit të nëpunësit civil të cilat synojnë rritjen e performancës së administratës publike, si dhe angazhimin për zbatimin edetyrimeve ligjore të shtetit të së drejtës, kryesisht në drejtim të zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë. 95% e këtyre vendimeve janë të periudhës para 2013.

Ministrja Harito përmendi gjithashtu rëndësinë e Shkollës së Administratës Publike (ASPA) në intesifikimin e trajnimeve si dhe angazhimin e Departamentit të Administratës Publike në hartimin e stratëgjisë së administratës.

Përgjegjësi i Njësisë për Shqipërinë në Komisionin Europian,  Vassilis Maragos, u shpreh se reforma në administratën publike është shtyll kyçe për integrimin europian të Shqipërisë.

Ne bësojmë se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e ligjit të nënpunësit civil vuri ne dukje  Marragos. Ai theksoi se për të vazhduar rrugën drejt BE është e nevojshme që Shqipëria të këtë një administratë profesionale dhe kapacitete njerëzore të kualifikuara.

Zhvillimi i konkurseve u cilësua esencial nga përfaqësuesi i KE ndërkohë që përmendi edhe punën e rëndësishme e bërë nga Departamanti i Administratës Publike në implementimin e reformës në administratës publike.