Reforma e re zgjedhore/ Marrëveshje Mazhorancë –Opozitë. Krijohet Këshilli Politik nga të gjitha partitë, afati final 15 marsi

169

Marrëveshje shumëpartiake për Reformën Zgjedhore Krijohet Këshilli Politik nga të gjitha partitë, asistencë me OSBE, afati final, 15 marsi

PS dhe PD gjejnë gjuhën për Reformën Zgjedhore. Në draftin e përgatitur palët kanë rënë dakord për të krijuar një Këshill Politik me të gjitha Partitë. 2 ekspertë nga opozita jashtë Kuvendit do të punojnë me Gjiknurin dhe Hajdarin. Afati final për të miratuar Reformën është caktuar 15 marsi. Në dokumentin e siguruar, qartësohet dakordësia mes dy palëve, opozitës së bashkuar nga njëra anë dhe Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare nga ana tjetër. Në takimin që zgjati 60 minuta, mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit është rënë dakord që afati përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore është 15 mars 2020. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të formuar një këshill politik brenda vitit 2020 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. 2 persona do të punojnë nga opozita jo-parlamentare bashkë me Gjiknurin dhe Hajdarin, për të hartuar, dhe për çdo pyetje, Këshilli do t’i drejtohet për asistencë OSBE/ODIHR-it.

Konkluzionet e plota:

  1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.
  2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore si më poshtë:

-Një përfaqësi politike, (2 persona) nga opozita jashtë-parlamentare dhe ekspertë të saj, do të punojnë me dy bashkë-kryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.