Reforma, DASH: Një hap historik, të angazhuar për zbatimin

436
Një ditë pas miratimit të reformës në drejtësi me konsensus në Kuvend, me 140 vota pro, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka përshëndetur votimin. Në një deklaratë për mediat, DASH bën të ditur se miratimi i reformës është një hap historik për të ardhmen e Shqipërisë.
“Kalimi i reformës është një hap historik për Shqipërinë dhe ky sukses u përket shqiptarëve. SHBA-të janë të angazhuara të ndihmojnë në zbatimin e reformës në drejtësi. Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë”, – ka deklaruar zëdhënësja e DASH, Elizabeth Trudeau në komunikimin me mediat. “Ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim”, ka vijuar zëdhënësja Trudeau.
Sigal