Referendumi në Greqi, Tritan Shehu thirrje emigrantëve për të votuar “Po”

484
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Tritan Shehu u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi që në referendumin për marrëveshjen e borxhit të votojnë “Po”.
Sipas tij, Greqia të dielën voton për të ardhmen e saj europiane dhe se, kjo konfirmohet veçse me një votë “Po” në referendum.
Shehu nënvizon se, në të kundërt e ardhmja e Greqisë hyn në shtigje të pa njohura, aventureske e të rrezikshme.
“Si miq të popullit grek, si europianistë që jemi ne urojmë e shpresojmë një fitore të “Po”. Kjo është e vetmja e ardhme edhe për emigrantët shqiptarë aty. Vota e tyre në të gjitha gjasat mund të jetë vendimtare.
Emigrantet shqiptarë në Greqi duhet të jenë krejtësisht në mbështetje të fitores së Greqisë evropiane”, shprehet Shehu.
Sigal