Referendumi, Blushi: Kutitë janë mbushur një ditë para

474
Ben Blushi ka akuzuar sërish Ramën si shkaktarin kryesor të keq drejtimit të Partisë Socialiste dhe grabitjen e mandatit nga një referendum i stisur. 
Nga Dibra, Blushi i ka bërë thirrje të gjithë socialistëve të denoncojnë të gjitha parregullsitë e referendumit të nesërm, “të montuar të Edi Ramës”. “Një referendum ku asgjë nuk është reale dhe normale, ku kutitë e votimit janë të mbushura pa filluar ende votimi”, ka thënë ai. “Një referendum ku socialisti i vërtetë nuk e gjen emrin ose më saktë, ku nuk ka lista zgjedhësish.  E nëse Berisha vidhte votat tona, shprehet Blushi, Edi Rama do hyjë në histori si kryetari që vjedh votat e anëtarëve të partisë që ai drejton, pra të socialistëve”
Sigal