Reeker refuzon Ramën

718
Sigal

Ushtruesi i detyrës të zëvendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Philip T. Reeker, do të udhëtojë në Greqi dhe në Maqedoni Veriore në datat 21-27 korrik për t’u angazhuar me përfaqësuesit e qeverisë, shoqërinë civile dhe udhëheqësit e biznesit. Në Athinë, ambasadori Reeker do të takohet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe udhëheqësit e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështje thelbësore për marrëdhëniet dypalëshe duke përfshirë tregtinë dhe investimet, bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen, stabilitetin rajonal dhe energjinë. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët me sipërmarrësit dhe udhëheqësit e biznesit. Në Selanik, Ambasadori Reeker do të takohet me udhëheqës të pushtetit lokal, fetar dhe biznes. Në Shkup, Ambasadori Reeker do të takohet me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe krerët e tjerë të qeverisë për të diskutuar çështjet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë Veriore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ambasadori Reeker gjithashtu do të marrë pjesë në një ngjarje me studentët në Këndin Amerikan në Manastir përveç takimeve të tij me deputetët, anëtarët e partisë opozitare dhe përfaqësuesit e qeverisë lokale. Por pjesë e axhendës së diplomatit Reeker, duket se nuk është Shqipëria, duke refuzuar kështu kryeministrin Rama.