Reagon Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ndaj deklaratave të Këshilltarit të Edi Ramës

596
Sigal

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të Këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu sot në emisionin “Opinion”.
“Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook.