Reagon Rama: Neveri për politikën e ngjirur të një Partie Demokratike në shthurrje të vazhdueshme

444
Ç’shemti e trishtueshme, mu ne Diten Kombetare te Rinise, te shohesh PD e sotme te mbytur ne pellgun e nje vandalizmi mizerabel, teksa kujton levizjen studentore qe shembi regjimin komunist e i dha jete vete Partise Demokratike, pa thyer asnje xham.
Ç’shemti e trishtueshme te krahasosh protestat e zemrave plot drite, pasion, qytetari, ironi e humor te 25 vjeteve me pare, me kete shfaqje te vobekte te politikes se ngjirur te PD-se, e cila sot perpelitet mes baltes se mendjeve te erreta te Shqupit dhe nje tufe te verberish te cilet shajne ne hava, thyejne xhama kot me kot, ndezin zjarre kuturu e demtojne qorrazi, pronen publike ne mes te bulevardit te Shqiperise.
Ç’shemti e trishtueshme te shohesh 25 vjet pas krijimit te saj si force e shpreses, besimit dhe vullnetit europian te shqiptareve, nje PD te katandisur ne hije e vetvetes, qe shpresen e vdekur perpiqet ta ringjalle me sharje; besimin e humbur rreket ta rifitoje me gure e shishe benzine mbi investimet publike; vullnetin europian te shqiptareve kujton se e misheron duke shkaterruar dy instalacione te artit urban – me te njejten egersi primitive qe do t’i digjte e shkaterronte ne fakt dhe fatkeqesisht, edhe regjimi komunist.
Keqardhje e sinqerte per te verberit e shkrete qe s’dine se ç’bejne me gure e hekurishte neper duar!
Neveri per politiken e ngjirur te nje Partie Demokratike ne shthurrje te vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnje alternative qeverisese dhe, fatkeqesisht, edhe pa asnje lidhje me kohen europiane te Shqiperise e as me endrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme te shqiptareve…
Sigal