Reagon Partia Demokratike: Pamjet me dron të “Dhomave pa leje”, s’janë të shtëpisë së Bashës

564
Sigal

Pas pamjeve të shfaqura në një prej mediave, Partia Demokratike hodhi poshtë akuzat se pamjet e filmuara me dron tregojnë shtëpinë e kryetarit Lulzim Basha. PD akuzoi atë që, e quan “ERTV 2”, se ka dezinformuar shqiptarët duke paraqitur banesën e dikujt tjetër. “Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ra​mës dhe Veliajt.” thuhet në deklaratën e PD. Report Tv publikoi ditën e djeshme disa pamje me dron, duke shënjestruar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Sipas kësaj medie, Basha ka bërë ndërtim pa leje, në tarracën e një pallati pranë kodrave të liqenit artificial.