Reagon Noka: Sërish 700 kilogramë drogë nga Shqipëria në Itali

401
Sigal

Gazeta Telegraf/

Reagim i
deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka

Sërish 700
kilogramë drogë nga Shqipëria në Itali. Po nga del vallë kjo drogë, se Rama e
Tahiri thonë nuk ka më kanabis në vendin tonë. Droga çau detin por pasi
u kap në Itali na del aksion i përbashkët . Po nëse është
aksion i përbashkët, pse nuk ndalohet asnjëherë droga në Shqipëri, po gjithnjë
në Itali. E vetmja meritë e Ramës e Tahirit është që kur droga kapet në brigjet
fqinjë, këta të dy bëjnë një deklaratë për mediat.