Reagon Mirakaj: Dosjet, pse nuk jam dakord me Daut Gumenin

544
Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ka reaguar pas intervistës dhe deklaratave të Daut Gumenit. “Nuk jam dakord me deklaratën e z. Gumeni. Si anëtar i Autoritetit mund të them se ligji ka nevojë për përmirësim, pasi nuk është imponues për pastërtinë e figurës. Autoriteti ka dhënë një kontribut dhe në verifikimin e figurave në ligjin e vetingut, të institucioneve e të mjaft individëve, ku kanë marrë përgjigjen sipas ligjit”, shprehet Mirakaj. Megjithatë, ai pranon se puna e Autoritetit mund të ishte më rezultative. “Sigurisht do të ishim më rezultativ nëse do të kishim godinën që na është dhënë nga qeveria, e cila do të mblidhte dhe dokumentacionin që i përket Sigurimit të Shtetit nga 30 nëntori 1944-2 Korrik 1991. Është bërë punë me mjaft profesionalizëm e dëshirë, gjithmonë mbështetur në ligj”, nënvizon Simon Mirakaj, ish-i përndjekur politik dhe anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit.
Sigal