Reagon ministria e Kulturës: “Nuk kemi mundësi t’i ruajmë të gjitha monumentet”

417
Sigal

Përse ministri Bumçi nuk shkurton  shoferin dhe të shesë makinën e vetë për të ruajtur monumentet e Kulturës

 Ministria e Kulturës reagon, pas publikimit  të veprave të rralla monumentale  të Onufrit në Kishën e Shën Premtes në Shpat të Elbasanit, duke e pranuar vjedhjen, por justifikohet, se, “monumentet e  kultit   praktikisht janë të  pamundura të survejohen  gjatë gjithë 24 orëve, pasi kjo do të kërkonte një numër shumë të madh njerëzish dhe një infrastrukturë të posaçme”. Atëherë, përse ministri Bumçi nuk shkurton shoferin dhe të shesin makinën e vet, apo të shkurtojë makinën e zv/ministrit Dashnor Bajaziti, i cili merret vetëm me “pazare” dhe dredh zinxhirin gjithë ditën pasi punën e bënë Drejtori Bici.  Dhe nga shkurtimi i këtyre  fondeve që janë në privilegjin e tij si ministër  të shtojë personelin për të ruajtur monumentet e Kulturës? Për çfarë duhet zyra e ministrit të Kulturës kur s’ka kulturë. E pa vallë ministri se sa të rëndësishme janë veprat të tilla si shpata e Skënderbeut që u vizitua nga 2 milionë shqiptarë. Po, edhe këto vepra zoti Aldo janë të së njëjtës rëndësi dhe datojnë me vitin 1540. Veprat e rralla të Onufrit, me vlera të jashtëzakonshme për  artin mesjetar shqiptar, datojnë që nga viti 1540 dhe gati 500 vjet kanë që mbijetuan, ndërsa sot ministri Bumçi na justifikohet se është i paaftë që t’i ruajë. Derisa ministri Bumçi është i pazoti që të ruajë veprat e rralla të kulturës shqiptare, që na kanë mbërritur që nga Mesjeta, a nuk do të ishte më e ndershme për vetë ministrin Bumçi, që të vetëdorëhiqet nga posti i tij? Nëse një analizë  e tillë zoti ministër nuk është e preferuar, shkurto zv/ministrin Dashnor Bajaziti pasi janë 4 a 5 të tillë dhe paratë e tij që janë sa për 20 rojë jepja monumenteve të kulturës. Jo për gjë, por edhe vetë UEFA dhe FIFA kanë shprehur rezervat dhe na kanë listuar si delja e zezë për shitblerjet e ndeshjeve. Atëherë përse të duhet një zv/ministër parazit?  Drejtori Vasil Bici di të menaxhojë mirë sportin, por jo duke pasur në krye dhe sipër tij një zv/ministër mediokër .