Reagon ministri Koka ndaj Ramës: Dua të të rikujtoj sërish vitin 2009, pasi kete here nuk do ta bëj favorin të ta them ç’të pret

407
Ditën e djeshme banorët e Borshit kanë protestuar në në hyrje të fshatit në rrugën nacionale Vlorë-Sarandë. Sipas banorëve, kullotat kanë qenë në pronësi të banorëve prej brezash, por së fundmi, me ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit, i kanë kaluar Bashkisë Delvinë.
Pas qarkullimit nëpër portale të kësaj proteste ka ardhur dhe reagimi i ministrit Koka në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.Me sa duket kryeministri Rama nuk ka qenë asnjëherë timonieri i tij.
“Në asnjë rast unë, Forca Politike LSI, kolegë të mi Ministra të kesaj force politike që ne përfaqësojmë , nuk mund asesi të bënim në 4 vite qeverisje , aleancë kundra qytetarëve; ate çka “Timonieri” bëri për plot 4 vite me rradhë , duke u përpjekur të verbojë qytetarët me shkëlqimin e rremë të fasadës e propagandës.”
Lefter Koka i ka rikujtuar për herë të dytë vitin 2009 duke shtuar se këtë herë nuk do t’i bëj favor e ti thotë se çfarë e pret.


Sigal