Reagon Mehmetaj: Teatri grotesk në komisionin e Ulsiut, ‘ opozita e re’ si ‘opozita e re Ramiste’

97

Ka reaguar në Facebook ish-deputetja e LSI-se, Kejdi Mehmetaj, lidhur me komisionin anti-Meta , duke e quajtur ‘teatri grotesk në komisionin e Ulsiut’, Komisionin Hetimor për Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjithashtu ajo s’ka lënë pa përmendur as ‘ opozitën e re’, duke e quajtur ‘opozita e re Ramiste’, duke i akuzuar si pupacët më të devotshëm dhe më energjik të tij.

Postimi i plotë

Teatri grotesk në komisionin e Ulsiut, në mos për gjë tjetër, shërbeu për të parë edhe njëherë se sa e shëmtuar është “opozita e re” Ramiste në parlament.

A e patë çfarë ndodhi sot në komisionin e famshëm? Përballë mungesës së argumentave ligjorë e kushtetues, edhe mazhoranca u tregua më e përmbajtur edhe pse në konflikt të hapur interesi dhe e cënuar drejtpërdrejt nga dekreti kushtetues i Presidentit.

Më energjikët ishin pupacët e Edi Ramës, opozitarët e emëruar, që me injorancën e tyre ligjore vërtetuan edhe njëherë se janë jo vetëm lolo, por edhe simboli më i denjë i këtij Parlamenti ilegjitim.

Ja, kështu kuptohet lehte, se kjo “opozita e re” nuk përfaqëson gjë tjetër veç llumin e parlamentarizmit, për të cilin Edi Rama u kujdes personalisht ta shkatërrojë me çdo kusht.