Reagon MB pas akuzave të PD për drogën: Ne konsiderojmë rezultat kur kapet drogë me partnerët

515
Sigal

Ministria
e Punëve të Brendshme konsideron rezultat, kur kapet drogë duke bashkëpunuar me
partnerët. Partia Demokratike konsideron rezultat kur nuk kapet asgjë.

Nëse
do gjente kohën për t’u hedhur qoftë edhe një sy deklaratave të partnerëve në
fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, zyrtari i PD-së do ta
kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet
e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së
Shtetit!


fakt këtë PD-ja nuk e ka për herë të parë. Në memorien e çdokujt janë
deklaratat e opozitës që për çdo parcelë me kanabis të shkatërruar nga Policia,
dilte në konferencë shtypi dhe fliste për lidhjet të strukturave policore me
krimin.

Është
një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë
së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më
herët.

Është
ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh,
ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt
vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge. 

Dhe
janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht
kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit
të Komisionit Europian.

PD bën
mirë të kuptojë se sukses është kur e kap drogën, siç po bëjmë bashkë me
partnerët, e jo kur droga kalon pa e kapur njeri. Ndaj lajmi që kapen
trafikantë, është lajm i mirë, jo lajm i keq, si ato që kërkon të sajojë PD-ja.