Reagon Lulzim Basha, për faljen e energjisë

382
Sigal

Në një deklaratë, kreu
i PD Lulzim Basha ka thënë: “ Edi Rama, më në fund pranon dëmin e madh që u
bëri shqiptarëve në nevojë me terrorin 3 vjecar ndaj të varfërve që nuk
paguanin dot dritat.
Ai sot lajmëroi se do të falë
kamatvonesat, që është më minimalja që i kemi kërkuar të gjithë prej të paktën
dy vitesh. Kjo është gjë e mirë për shumë familje në nevojë, sidomos tani
që çmimi i dritave është rritur dhe fuqia blerëse e çdo familjeje shqiptare ka
rënë.
Shqiptarët duhet t’i jenë
mirënjohës faktit, se po afrojnë zgjedhjet dhe tani që Edi Rama ka nevojë për
votat e njerëzve do përpiqet t’u hedhë edhe atyre ndonjë qoke të vogël, pasi
tre vjet në pushtet ka menduar vetëm për pasuritë e tij dhe klientëve të tij,
duke grabitur paratë e qytetarëve. Falja e detyroi Kryeministrin që të
nxjerrë veten gënjeshtar: në nëntor 2014 ai pati deklaruar se 98 për qind e
pensionistëve dhe 93 për qind e personave me aftësi të kufizuar e paguanin
rregullisht energjinë elektrike.