Reagon ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani: Nuk po arreston shteti, por pushteti!

499
Edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve të bashkisë në Lezhë, por këtë herë në një këndvështrim politik.
Sipas Manjanit mënyra sesi pushteti po i bën këto aksione në mënyrë publike, të realizuara nga një polici politike, nuk mund të jenë kurrë të ligjshme edhe nëse bazohen në shkelje të vërteta të ligjit. Gjithashtu ish-ministri analizon, se e gjithë kjo valë arrestimesh po kryhet nga pushteti dhe jo nga shteti, siç duhej të ishte në një vend ku sundon ligji dhe jo politika.
“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para) gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”, shkruan në Twitter Ylli Manjani.


Sigal