Reagon Ilir Demalia: Deputetët e listave që vazhdojnë të qëndrojnë në Parlament pas dhunës së pajustifikueshme ndaj Sait Dollapit, “nuk janë gjë tjetër veçse falanga të kapura të krimit të Edi Ramës”

694
Sigal

Ilir Demalia, protagonist i ngjarjeve të Ambasadave në vitin ’90 ka reaguar pas dhunës ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Sipas Demalisë, deputetët e listave që vazhdojnë që qëndrojnë në Parlament pas asaj që ai e quan dhunë të pajustifikueshme ndaj Sait Dollapit, “nuk janë gjë tjetër veçse falanga të kapura të krimit të Edi Ramës”.

Sait-Dollapi

“Të gjithë deputetët e listave që do të vazhdojnë të rrinë në Parlament pas sodit, pas dhunës pajustifikueshme të Seit Dollapit, nuk janë gjë tjetër, vetëm se; falanga të kapura të krimit të Edi Ramës dhe Ministrit të mbullimit krimit Lleshi.

Sot nënshkruat fundin tuaj si kriminele. I gezofshi dhe falangat e krimit “opozitar” në Parlamentin monopartiak si Rudina Hajdari dhe Murrizi e C/O”,  thekson Demalia.

Sait-Dollapi-dhuna

Sait-Dollapi-dhuna1