Reagon Basha: Rama të përballet me qytetarët që i ka lënë në mëshirë të fatit, të mos flasë në TV për investime imagjinare

40

Gazeta Telegraf/


Reagim
i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, së
bashku me një album fotografik ku tregohet situata në Laç, i ka kërkuar Edi
Ramës të lërë shfaqet në televizion e tu japë ndihmë familjeve të përmbytura;

“Edi Rama, sa rri në televizor e flet për
investime imagjinare, të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e
“investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në
rrezik permbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse
brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në
mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që
të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës.”