Reagon ashpër Vasili: Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues…

610
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka quajtur gënjeshtar të paciptë Edi Ramën, në lidhje me deklaratat e tij për autenticitetin e audio-përgjimit të bërë publik nga PD.

Me një shënim në Facebook, Vasili ka krahasuar deklaratat e Edi Ramës dy ditë më parë dhe sot.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Kryeministri i inkriminuar dhe mashtrues, dje ‘verifikoi’ audion, sot s’thotë dot agjencinë.

Mashtrues ordiner dhe i inkriminuar, ky është kryeministri.

Gënjeu shqiptarët kudo që janë dhe u tha me gojën plot se kish verifikuar audion e përgjimit të vëllait të ministrit dhe deklaroi se ishte e manipuluar.

Ja çfarë tha pacipësisht kryeministri dy ditë më parë:

‘Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm’.

Çfarë tha mashtruesi kryeministër sot:

Rama: ‘Si jam drejtuar asnjë firme, por një agjencie të specializuar. Adresën s’mund ta jap.”

Kush e beson më këtë kryeministër nuk ka respekt për veten.