Reagon Alibeaj: Ka nisur procesi për kapjen e plotë të Kushtetueses dhe ILD-së

439
Sigal

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë u bë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme. “Një organ i krijuar nga paligjshmëria defekt, nuk mund të konstituohet në mënyrë të ligjshme dhe aq më pak të prodhojë veprimtari të tillë. Marrja e vendimeve pa kaluar vettingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që theksoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur”. Enkeleid Alibeaj shprehu shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas agjendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së. Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.