Reagon Adriatik Alimadhi: Shkresa që Komisioni Hetimor Parlamentar i dërgoi Komisionit

153

Adriatik Alimadhi replikon me Ulsi Manjën: Shkresën e Komisionit Hetimor e dërguat në Venecia me urdhër partie

Deputeti Adriatik Alimadhi dje replikoi me Ulsi Manja, kryetarin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkresën që Komisioni Hetimor i ka dërguar Komisionit të Venecias për të marrë një opinion për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Deputeti Adriatik Alimadhi e pyeti Ulsi Manjën, pse anëtarët e këtij komisioni parlamentar hetimor nuk janë njohur fare për shkresën që i është dërguar në emër të Komisionit Hetimor Komisionit të Venecias. Adriatik Alimadhi: Unë si anëtar i këtij komisioni nuk u njoha me shkresën që ju i dërguar Komisionit të Venecias në emrin tonë. Përse nuk na e dhatë të njiheshim edhe ne me përmbajtjen? Mbase unë doja të shtoja, apo të pakësoja. Ju vepruat me urdhër partie, e dërguat shkresën në Komisionin e Venecias, në emrin tonë, por shkruat në përmbajtje ato që u diktoi partia. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së funksionimit të komisionit hetimor. Kryetari i këtij komisioni hetimor parlamentar, Ulsi Manja, i kapur mat, u justifikua se shkresën e firmosi sekretarja e këtij komisioni, sikurse është vepruar edhe në të kaluarën, duke pranuar që u veprua gabim.