Reagimi – U akuzua për drogë dhe prostitucion, flet Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi

421
Në dy javët e fundit, Prokuroria e Përgjithshme i ka konfirmuar KQZ-së “pastërtinë penale” për njërin nga emrat më të përfolur e të lakuar vitet e fundit në lidhje me “dekriminalizimin”.
Sigal

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, sipas organit të akuzës ka dalë “i pastër”, pavarësisht akuzave të opozitës për drogë e prostitucion. Në një shkresë zyrtare, organi qendror i akuzës i ka bërë me dije KQZ-së se nuk ka gjetur asnjë proces penal të hapur apo në vazhdim për Artur Bushin.

Më saktësisht, prokuroria i bën me dije KQZ-së se pas gati shtatë muajve hetime e verifikime është konstatuar se Artur Bushi, nuk përfshihet në fushën e ndalimit të parashikuar në ligjin e dekriminalizimit.

Shkak për nisjen e hetimeve u bë një kërkesë e Prokurorisë së Përgjithshme dhe vendimi i KQZ-së në qershor 2016, që kërkoi njëherësh verifikimin e plotë të formularëve të dekriminalizimit për kryebashkiakët Artur Bushi në Krujë dhe Elvis Rroshi në Kavajë.

Në formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi pranonte se ishte ndaluar dy herë në Itali, në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe në 2010 për trafik droge. Pikërisht mbi këtë bazë, KQZ-ja dhe prokuroria vendosën të bëjnë hetime, duke kërkuar të dhëna nga autoritetet që kishin proceduar Artur Bushin.

Të dhënat e ardhura prej EUROPOLIT dhe INTERPOLIT italian, sipas Prokurorisë, konfirmojnë regjistrimin në databazën e policisë italiane për katër episode në ngarkim të Artur Bushit.

Aty bëhet fjalë për kontrollet ndaj tij në aeroportin e Malpensa-s, por edhe për denoncimet për shfrytë- zim prostitucioni që janë bërë ndaj Artur Bushit pranë policisë italiane. Pasi ka kërkuar informacion në këto shtete, prokuroria ka marrë përgjigjen se në Itali nuk ka asnjë dënim të dhënë ndaj Artur Bushit.

Në dokumentet e ardhura nga Italia, të cilat janë dorëzuar nga vetë Artur Bushi, theksohet se dosjet ndaj tij janë mbyllur. Prokuroria ka administruar një vërtetim të gjendjes gjyqë- sore në Itali, ku Bushi nuk ka asnjë vendim fajësie. Aty shpjegohet se ndaj tij ka një pushim hetimesh nga prokuroria e Busto Arsizio-s për episodin e drogës.

Ky hetim është pushuar për mungesë të elementeve hetimore. Në dosje është administruar edhe një vendim i gjykatës për revokim të masës së arrestit ndaj Artur Bushit për të njëjtën çështje.

Prokuroria ka gjetur edhe një vendim pushimi nga gjykata italiane, pasi prokuroria ka rindërtuar dinamikën e dosjes ku konkludon se nuk ka kushte për ndjekje penale ndaj Artur Bushit.