Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i kujton kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se historia është e bazuar në fakte dhe jo në fiksione.
Deklaratat e tij u bënë gjatë konferencës për shtyp në Athinë me homologun e tij polak Vitold Waszcykowskin.
Kotzias: Lidhur në historinë, unë jam përgjigjur në mënyrë të detajuar dhe përsëris atë që kam thënë; historia duhet të jetë një shkollë për të gjithë ne dhe jo një burg.
Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe fiksionet e mëvonshme.
Ai iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Rama për Akropolin.
Kotzias: Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke.