Reagimet – Takimi në Bruksel, Nikoliç informon Ambasadorët e SHBA, Rusisë dhe Kinës

527
Pas takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka pritur në zyrën e tij ambasadorët e Shteteve të BashkuAra, Rusisë dhe Kinës, me të cilët ka diskutuar pikërisht për marëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. Në prononcimin e tij, kreu i shtetit serb tha se qeveria kosovare nuk u shfaq konstruktive në dialog dhe se nuk kishte ardhur në Bruksel për një marrëveshje. Ndërkohë, Kryeminsitri Vuçiç u shpreh se prioritet i qeverisë që ai drejton është ruajtja e stabilitetit dhe se nuk ka pritshmëri nga Prishtina zyrtare.
Pas kthimit nga Brukseli, përfaqësuesit më të lartë të shtetit serb kanë dhënë edhe prononcimet e para pas takimit të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd, teksa Presidenti Tomislav Nikoliç ka zhvilluar edhe tre takime mjaft të rëndësishme, me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Kyle Scott, Rusisë Alexandër Cherpurin dhe atë të Kinës Li Manchang.
Mediat kanë raportuar se në bisedat që ka patur mes diplomatët, Nikoliç u ka komunikuar këtyre të fundit detajet e mbledhjes së rradhës me ndërmjetsimin e BE-së, duke u shprehur se zyrtarët më të lartë të Kosovës nuk kishin ardhur me qëllimin për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Nga ana tejtër, mësohet se Ambasadorët kanë shprehur rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit. Përfaqësuesi i Rusisë ka theksuar ndër të tjera se mbetet prioritare siguria e qytetarëve në veri të Kosovës.
Prononcim ka patur edhe nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili përpara se të nisej drejt Rashkës për të mbajtur një takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, deklaroi se Beogradi në takimin e nivelit të lartë u shpreh se mbështet stabilitetin dhe ç’tensionimin e situatës.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të vijojë të mbështetet tek këto pika edhe në të ardhmen, ndërsa nënvizoi se nuk pret asnjë gjë nga përfaqësuesit e Kosovës.
Shefi i ekzekutivit serb deklaroi ndër të tjera se situata është komplekse pasi palët kanë qëndrime të kundërta për shumë cështje të ndjeshme.
Në takimin me pëfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Kryeministri tha se do të diskutojë për stabilitetin, sigurinë e tyre, si dhe ruajtjen e paqes.
Sigal