Reagim – Zgjedhjet në Kavajë, Tahiri: LSI po sulmon PS duke i shkelur syrin PD

466
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka sulmuar ashpër sot aleaten e koalicionit qeverisës, LSI-në, lidhur me qendrimin e saj për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Tahiri e ka thënë hapur e pa doreza se “LSI po sulmon PS-në duke i shkelur syrin PD-së. Punon si qeveri dhe polemizon si opozitë. Por, me apo pa LSI-në, ne do t’i zhvillojmë zgjedhjet në Kavajë,” ka deklaruar ai.

Tahiri ka replikuar ashpër kështu në distancë me Luan Ramën, I cili dje deklaroi se “Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimeve. Qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin. Nga kjo pikëpamje duke qenë se është jashtë fokusit të situatës dhe meqë zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme, mbetet çështje e PS-së dhe LSI nuk ka pse të implikohet.”
Sigal