Reagim/ Vota kundër SHBA në OKB, Meta shpërthen kundër Ramës: Nuk u konsultove, mos harro se…

494
Presidenti i Shqipërisë, me anë të zëdhënësit të tij Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me votën e Shqipërisë që është dhënë kundër SHBA-së dhe pro një rezolute të iniciuar nga Turqia dhe shtetet arabe.
Sipas Blushit, as kryeministri Edi Rama dhe as ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk janë konsultuar paraprakisht me Presidentin e Shqipërisë për votën që do të jepej në Nju Jork.

I pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Tedi Blushi, pohoi se:
Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.
Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara.
Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës./360grade.al
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës komenton votën e djeshme të Shqipërisë në OKB
Reagimi i plotë:
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi, i pyetur mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se:
Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.
Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara.
Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Sigal