Reagim – Manjani: Kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetues

420
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës.

“Për arsye publike dhe politike kjo qeveri duhet të kalojë testin e besimit sipas Kushtetutës. E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen!”, shprehet Manjani.

Sot paraditë, kryeministri Edi Rama bëri publik emrat e 4 minitrave të rinjë, Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm, Olta Xhaçka ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë dhe Eduard Shalsi ministër i Çështjeve Vendore.
Sigal