Raundi i parë/ Ilir Meta flet nga Zall Herri: Emri i Presidentit të ri është…

480
Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit do të zhvillohet më 19 Prill dhe do të duhet firma e të paktën 20 deputetëve për të zgjedhur emrin e një kandidati sipas Kushtetutës.
I pyetur në lidhje me një emër të mundshëm, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga zhvillimi i raundit të parë, kreu i LSI-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Ilir Meta tha se emri i vetëm që kishte tani në mendje ishte konsensusi, duke treguar se vetëm me konsensus mund të bihet dakord për një emër.

“Do të ketë president dhe do punojmë që të jetë konsensual. Emri është vetëm konsensusi. Nuk kemi ende një emër”,- tha ai.

Sipas Kushtetutës, në raundin e parë kandidati për President duhet të marrë 84 vota, ndërkohë që raundi i parë konsiderohet i ezauruar edhe nëse nuk del asnjë kandidat.

Këto deklarata, kreu i LSI-së i bëri gjatë inspektimit të punimeve për rrugët e reja në Zall Herr, ku ndodhej bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Sigal