Rasti i Bulqizës, Tritan Shehu: “Sindrom” i sëmundjeve të rënda që po kalon sistemi ynë shëndetësor

427
Sigal

Nga Prof.Dr. Tritan Shehu

Perseri per rastin e Bulqizes ku humben tre jete. Para dy ditesh shkembeva disa komente me nje koleg, te cilat mund t’i lexoni ne facebook tim personal. Ai kishte nje kendveshtrim te ndryshem nga une per humbjen e tre jeteve, te tre trinjakeve aty, gje qe me shtyn te shpjegohem: Mendimi im eshte se ajo tragjedi e rende ku u humben tre jete duhet konsideruar si nje “sindrom” i semundjeve shume te renda, qe po kalon sistemi i yne shendetesor, si pasoje e niveleve e standarteve Afrikano Qendrore ne te gjitha hallkat e tij. Si e tille kjo kerkon transparence, reflektime te thella, analiza profesionale e organizative, konkluzione me ndryshime thelbesore etj. Po keshtu ky rast kerkon edhe ndjekje legale nga institucionet perkatese. Se pari vecanerisht nje grua me pritshmeri trinjakesh duhej ndjekur ne dinamike per te konstatuar ne kohe cdo rrezik aborti spontan. Rufeja nuk bije nga qielli i kthjellet. Pyetjet jane, kur ka bere ekzaminimin e fundit gjinekologjik e EKO? Kur eshte vizituar nga mjeku i familjes e cfare keshilla i ka dhene ai apo konsultori edhe per rregjimin qe duhet mbajtur? Pra si eshte ndjekur ne dinamike vecanerisht ky rast i vecante? Nje rast i tille a duhej lene aq larg ndihmes mjekesore apo duhej afruar a hospitalizuar ne nje qender te kualifikuar? Keto etj duhen analizuar se pari nga sherbimi qendror tashti se tregojne eficiencen e tij. Ai rast po te ndiqej nga afer gjate gjithe shtatzenise, shume mundesisht nuk do te kishte ndodhur ajo qe ndodhi. Pra problemi eshte se njerrezit nuk trajtohen si njerrez, dhe kjo nuk ndodh ne asnje vend civil. Vazhdojme me tej, ne cilin vend europian nje rast i tille urgjent mbas komplikacionit ne shtepi transportohet me kafshe e me tej me makina te rastit? Kjo ndodh vetem ne Afriken Qendrore. Gruaja duhej cuar direkt ne nje qender te specializuar nga nje urgjence e specializuar. Une nuk akuzoj mjeket qe shkuan nga Tirana, ata bene cfare mund te benin ne ato kushte, pa asnje mbeshtetje reanimatore, vecanerisht per te reanimuar ashtu si duhet tre foshnja. Ketu duhet analizuar dhe gjendja e spitalit te Bulqizes, qofte edhe vetem per mundesine e perballimit te nje urgjence serioze. Pra une akuzoj sistemin ne terresi sepse problemet jane kaq te gjera e flasin per nje sistem te tere jashte standarteve e te pa organizuar. Duhet te kuptoni se realisht humben tre jete ate dite, dhe gjera te tilla nuk kalojne lehte ne nje shoqeri te civilizuar, tjeter eshte ne…. Se dyti tashti politikisht, nuk mund te thuhet per nje qeveri qe ka afer 6 vite qe qeveris se jane probleme te 28 viteve, vecanerisht kur me 2013 premtoi qiejt”.