Rasmussen-Nishanit: “Shqipëria është një aleat me vlera”

481
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen takoi Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, në zyrat e NATO-s dhe e falënderoi atë për kontributin e Shqipërisë në operacionet e mbrojtjes të aleancës. “Shqipëria është një aleat me vlera”- deklaroi sekretari i përgjithshëm. “Ju po jepni kontribut të rëndësishëm në misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe ju falënderojmë për trupat tuaja, kurajën dhe profesionalizmin e tyre”,- u shpreh Rasmussen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se, integrimi euroatlantik mbetet mënyra më efektive për të pasur stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. “Si një vend i ri anëtar i aleancës sonë, Shqipëria mund të jetë një shembull për të gjithë rajonin”, -deklaroi Rasmussen.