Raporti OSBE e KiE për zgjedhjet, Zguri: Koha për të ndërtuar sistemin përmes transparencës

626
Kreu i Kamionit Qendror të Zgjedhjeve ka komentuar raportin e OSBE dhe KiE për zgjedhjet parlamentare. Klement Zguri tha se ‘nëse duam qe zeri yne te dëgjohet, tani është koha’. Ai shpreh se është koha për transparencë dhe për të ndërtuar sistemin zgjedhor.
“U njohëm pak ditë me parë me raportin e OSBE dhe KiE. Ju siguroj se rekomandimet e dhëna janë pjesë e axhendes tonë. Vëzhguesit kanë referuar shitblerjen e votave si dhe abuzimin me resurset shtetërore dhe keto tema janë specifike, por me ndikim ne procesin zgjedhor. Nuk duhet të lemë indiferente partitë politike. Tani është koha të ndërtojmë sistemin dhe financimin e partive. Transparenca është matës i cilësisë se zgjedhjeve.
Matësi i zgjedhjeve të ardhshme është transparenca dhe llogaridhënia si standard zgjedhor. Transparence paraprake nga partitë për financimet, raportim te gjetjeve. Publiku duhet të ketë informacion për financimet zgjedhore.”- tha Klement Zguri.
Sigal