Raporti i OSBE për zgjedhjet, BE mbështet punën e Rauning në Shqipëri

413
Partitë politike në Shqipëri duhet që të çojnë përpara reformën në drejtësi. Kjo është kërkesa e delegacionit të BE-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë bërë në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit. BE u kërkon palëve politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar përpara nismat e ndërmarra, duke e konsideruar reformën në sistemin gjyqësor si vendimtar. “Pavarësisht përparimit në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin e kaluar, ai është ende i përhapur në shumë fusha duke përfshirë edhe gjyqësorin. Ky mbetet një problem veçanërisht serioz. Shqipëria duhet të intensifikojnë përpjekjet dhe të zbatojë strategjinë dhe veprimit antikorrupsion planin e vet të miratuar rishtazi”, thuhet në deklaratë. Delegacioni i BE mbështet raportin e ambasadorit në Tiranë, Florian Raungin për zgjedhjet e fundit lokale dhe punën e tij të bërë në kryesimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Sigal