Raporti i KVV: Në fushatë u përdorën edhe fëmijët në tentativa për blerje vote

432
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar sot raportin e tretë të ndërmjetëm për situatën parazgjedhore. Në këtë raport theksohet se edhe në këtë fushatë janë vënë re tentativa për blerjen e votave, ndërsa janë përdorur edhe fëmijët. Ndër të tjera, sipas KVV-së, KQZ-ja ka marrë vendime inkoherence për ankesat e depozituara, po ashtu edhe Kolegji Zgjedhor.
“U përdorën fëmijët në takime elektorale, edhe administrata e angazhuar masivisht në fushatë. Po ashtu janë vënë re tentativa për blerjen e votës të pasqyruara edhe në media. Pretendimet për blerje vote kanë qenë prezentë nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Gjuha e përdorur nga media, ka qenë përgjithësisht e balancuar. Ka një rritje të pjesëmarrjes së grave në zgjedhje. KQZ ka menaxhuar mirë shpërndarjen e materialeve dhe ka luajtur një rol aktiv për sensibilizimin e qytetarëve për votimin”,-thuhet në raport.
KVV-ja në gjetjet e saj thekson se fushata ka vuajtur nga protagonizmi i kandidatëve dhe liderëve. “U përdorën fëmijët në takime elektorale, edhe administrata e angazhuar masivisht në fushatë. Po ashtu janë vënë re tentativa për blerjen e votës të pasqyruara edhe në media. Pretendimet për blerje vote kanë qenë prezentë nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në nevojë. Gjuha e përdorur nga media, ka qenë përgjithësisht e balancuar. Ka një rritje të pjesëmarrjes së grave në zgjedhje”.
Sigal