Raporti i KE, Basha: S’do ketë negociata pa bërë dekriminalizimin

71
Fjalën e tij të hapjes në mbledhjen së grupit parlamentar kryetari i demokratëve, e nisi me progres raportin e publikuar nga KE për Shqipërinë të një dite më parë. Basha tha se ishte një lajm i keq i pritshëm dhe se nuk është asgjë e re ku përgjegjës është qeveria Rama. Nuk është reforma në drejtësi i vetmi kush për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE.Ajo ëhstë vetëm një alibi e kryeministrit
“Për të mbyllur përgjegjësitë e rënda për krimin dhe korrupsionnn në shkatërrimin e zgjedhjeve, Edi Rama kapet me alibinë e reformës në drejtësi. Reforma është e domosdoshme dhe urgjente. Kemi investuar vullnetin dhe kapacitetet tona më propozime dhe amendamente konkrete, por spektri i shqetësimeve dhe kërkesave të raportit për Shqipërinë është shumë më i gjerë dhe shumë më i thellë”, deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat, Lulzim Basha.
Pa bërë dekriminalizimin tha Basha s’do ketë nisje të negociatave
“Raporti e thotë qartë se korrupsioni është përhapur gjerësisht, se infiltrimi i krimit në sektorin publik mbetet problem madhor. Nuk ka negociata pa miratuar dhe zbatuar ligjin e dekriminalizimit, nuk ka pëparim në integrimin e vendit me batërdinë e korrupsionit dhe krimit”, tha Basha.
Një analizë të gjerë ka nisur kryetari lidhur azilantët shqiptar në Gjermani, me situatën e korrupsionit në ven, me nivelin ekonomik apo dhe me protestën e sotme të studentëve para kryeministrisë të cilën e quajti një kauz të drejtë dhe i adresojë mbështetjen e Partisë së tij.