Raporti i “Frontex”/ Agjencitë e specializuara evropiane: Mafia shqiptare është shumë e fuqishme, ja si i siguron milionat

546
Raporti i “Frontex”: Mafia shqiptare shumë e fuqishme, ja si është pasuruar
Një raport i taksforcës evropiane për mbrojtjen e kufijve, “Frontex”, tregon se mafia shqiptare është shumë e fuqishme dhe sidomos dominuese në trafikimin e refugjatëve. Raporti thekson se, duke shfrytëzuar mungesën e masave nga ana e BE për krizën e emigrantëve, mafia kryesisht ajo shqiptare, italiane dhe turke po tregohet oportuniste. Pavarësisht rënies së numrit të emigrantëve të kapur për kalim ilegal të kufirit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në krye qëndron kufiri shqiptaro-grek. Pika e dytë është kufiri mes Hungarisë dhe Serbisë, ku trafikantë rezultojnë shqiptarët e Kosovës. Mafia kryesisht luan rol lehtësues, duke ndihmuar refugjatët për kalimin ilegal nga një shtet në tjetrin. Gjithashtu, ata pajisin me dokumente false emigrantët, ose korruptojnë politikanë dhe punonjës të administratës. Por, mafia shqiptare nuk është e përfshirë vetëm në kalimin ilegal nga Greqia për në Shqipëri, por edh në kalimin e tyre nga një vendi i Evropës Perëndimore në tjetrin, si për shembull për ata që duan të shkojnë në Britani. Në raport, thuhet se mafia shqiptare, fillimisht i dërgon refugjatë në Itali dhe më pas në Belgjikë nga portet e të cilës dërgohen më pas në Britani. Gjithashtu në raport theksohet se Shqipëria është qendër e trafikimit dhe e tranzitimit të hashashit dhe mariuanës nga lindja në perëndim dhe se grupet shqiptare janë jo vetëm të mirë organizuara por edhe drejtuesit kryesorë të këtij trafiku. Kjo ka bërë që vendet e perëndimit të jenë të alarmuar dhe po përgatisin një paketë masash, jo vetëm për parandalimin, por edhe goditjen e qendrave të shpërndarjes në Shqipëri dhe kufijtë e saj, duke ngritur shqetësimin se ky trafik ka edhe suport politik dhe mbështetës të strukturave të caktuara shtetërore në të gjitha nivelet.
Sigal