Raporti i Europol për drogën, PD: Ky është prioriteti i Ramës. Vendi në BE kur…

601
Pas raportit të EUROPOl për drogën në vendin tonë, vjen reagimi i Partisë Demokratike. Nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj pohoi se qeveria është burim droge dhe se ky është prioriteti i kryeministrit Edi Rama.
Mes të tjerash deputeti theksoi se Shqipëria u bë burim i pastrimit të parave, ndërsa shtoi se vendi do të futet në Bashkimin Europian kur të inkriminuarit të dalin para drejtësisë.
“Europol konfirmoi se Shqipëria vazhdon të mbetet burimi kryesor i kanabisit në BE. EUROPOL është agjencia ligjzbatuese që mbështet 28 vende anëtarë të BE në luftën kundër terrorizmit. Raporti thotë se tregu europian është plot plotë 24 mld euro. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrollet nga organizatat kriminale, se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave. Raporti rikonfirmon se nuk është opozita që po ia nxin faqen vendit, por është qeveria dhe Edi Rama që ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Shqipëria mund dhe duhet të kishte qenë vendi kryesor mikpritës për biznesit, për shkak të taksave të ulta. Pro jio, Shqipëria është burim kryesor i drogës, pasi ky ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i kryeministrit. Shqipëria nuk duhet të kishte qenë vetëm anëtar i NATO-s, por edhe vend që duhet të negocionte për anëtarësim në BE. Por jo, Shqipëri është burim kryesor i drogës. Pasi ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i kryeministrit. Këto para duhen larë dhe pastruar për të blerë politikanë. Droga dhe krimi që eksporton Shqipëria drejt PBE, janë arsyet kryesore që asaj i mohohet prej 3 vjetësh hapja e negociatave. Vendet e4 BE po kërkojnë përditë luftë kundër drogës dhe kundër krimit të organizuar. Dhe nxjerrjen para drejtësisë të të paprekshmëve. Ata po e thonë fare qartë se nuk do ti hapin negociatat nëse Shqipëria nuk shkatërron organizatat kriminale dhe nëse nuk nxirren para drejtësisë politikanet që bashkëpunuan me krimin. Rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm nëpërmjet nxjerrjen para drejtësisë të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Agron Xhafës, Habilajve dhe Balilajve.”, përfundoi Alibeaj.
Sigal