Raporti i CIA,Majko:Shqipëria pjesë e marrjes në pyetje të territoristëve

431
Sigal

Ish-Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht deputeti socialist Pandeli Majko gjatë një interviste të dhënë për televizionin amerikan “Fox News” ka folur lidhur me raportin e fundit të publikuar nga CIA për torturat ndaj terroristëve si dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë raport.

Majko ka paranuar se Shqipëria është përfshirë në operacionet e marrjes në pyetje të terroristëve si pjesë e operacioneve të përbashkëta me aleatët në luftën kundër terrorizmit.

Teksa e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme luftën kundër terrorizmit, Majko shprehet kundër publikimit të këtij raporti duke theksuar se lufta kundër terrorizmit vazhdon dhe se ajo ka edhe sekretet e saj.

Por pavarësisht kësaj, ish-kryeministri ka nënvizuar se Shqipëria do të jetë e angazhuar në luftën kundër terrorizmit pasi siç u shpreh ai tashmë kjo nuk është një luftë amerikane por e gjithë botës.

Më poshtë intervista e plotë e Pandeli Majkos dhënë për Fox News:

Cili ka qenë roli i Shqipërisë në programin amerikan të arrestimeve?
Shqipëria ka qenë një partner shumë i ngushtë. Jo vetëm sepse luftën kundër terrorizmit e kemi konsideruar luftë amerikane që filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Por e kemi konsideruar edhe luftën tonë. Por sigurisht në disa rrethana, jo vetëm Shqipëria, por mendoj se të gjithe aleatët e SHBA kanë qenë të papërgatitura për luften kundër terrorizmit. Rregulla të reja, angazhim i ri, situatë e re. Një luftë pa klishe të cilat kemi njohur në konflikte të tjera të mëparshme. Sigurisht në të tilla rrethana, kemi bashkëpunuar me qeverinë e SHBA, me ushtrinë amerikane apo shërbimin inteligjent me shumë besim në operacione të llojeve të ndryshme.

A u përfshi Shqipëria në marrjen në pyetje të terroristëve?
Sigurisht që jemi përfshirë në operacione që janë specifikuar me kërkesat zyrtare nga institucione të ndryshme dhe pikë së pari nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Jo sepse kemi ndonjë lloj frike nga faktet e ndryshme të publikuara në raportin e fundit në senat. Më duhet ta them hapur se kjo luftë, kjo luftë e re, lufta kundër terrorizmit është shumë e rëndësishme. Ne kemi bërë detyrën tonë, duke u bazuar në besim, konfidencë dhe në sigurinë kolektive që funksionon mes vendeve të NATO-s. Me duhet të them një detaj. E kuptoj që në tilla kushte raporti ka detajuar fakte të ndryshme, dua ta përsëris që ne kemi qenë të papërgatitur për këtë lufte të re. Në të tilla kushte e kuptoj shumë mirë se duhet të marrim leksione nga gabimet tona dhe nuk mund ta imagjinoj një luftë pa gabime. Por që të trajtosh këto gabime për të ndryshuar rregullat hap pas hapi është një tjetër gjë, dhe të publikosh të tilla fakte është tjetër gjë.

A jeni shqetësuar qe ky raport eshte bere publik?
Ajo që nuk kuptoj është sesi mund të publikohen detaje të tilla në raport ndërsa ne jemi në mes të luftës. Në luftë nevojitet besim dhe në luftë ka edhe sekrete. Dhe në mes të luftës kemi njerëz të ushtrisë, të shërbimit sekret, ndonjëherë në vijë të parë dhe kjo nuk mund të kalohet duke thënë se faktet janë fakte gabimet janë gabime.

A e ndihmon kjo armikun?
Mendoj se kur përfaqësuesit SHBA do të shkojnë të trokasin në dyert e aleatëve për operacione të ndryshme ndoshta në mënyrë të sjellshme ata do të pyesin për ligjshmërinë e këtyre veprimeve. Dhe shumë formalitete mund të hyjnë në mes. Mendoj se duhet te kujdesemi shume per ate qe po prodhojme me nje raport kaq te debatueshem. Nga njera ane president i SHBA thote dicka ndersa drejtori i CIA thote tjeter gje. Kur bejme operacione te ndryshme me SHBA, e bejme kete bazuar ne besim. Kur ju vendoset ta publikoni kete, keni harruar te pyesni ata te cilet kishit besim dhe me te cilet keni bere punen. Mendoj se kjo eshte shume e rendesishme per tu shpjeguar, përpara publikut amerikan. Kjo eshte nje lufte ndryshe,  nuk eshte nje lufte qe kemi pare neper filma dhe nuk eshte nje lufte qe ne mendojme se e njohim. Kam qene ne Afganistan, kam qene ne Irak, kam qene ne vende te ndrysme ku ushtaret amerikane dhe ushtaret shqiptare kane qene përpara armikut. Pasi i kam vizituar ata e kam pranuar faktin se ndodnjehere kam qene naiv me idene se dija gjithçka se cfare do te thote lufte kunder terrorizmit.

A ekziston mundesia qe nga sot e tutje Shqiperia te thote jo, nuk do tju ndihmojme sepse ju do te publikoni veprimet tona?
Zoteri, mendoj se cka nisi si lufte amerikane pas sulmeve te 11 shtatorit,, nuk eshte me lufte amerikane. Ne jemi se bashku ne lufte dhe ne do e perfundojme kete lufte se bashku. Por ju lutem, ne duhet te tregohemi shume te kujdesshem. Duhet ti trajtojme problemet dhe gabimet. Ne kemi nje armik dhe na duhet fitore. I kemi fituar disa beteja, por ende luften.