Raporti holandez për Shqipërinë/ Kritika qeverisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

458
Sigal

Parlamenti Holandez ka publikuar raportin e vizitës në Shqipëri të delegacionit të saj, i cili ishte në Tiranë në datat 6-8 maj.

Sipas raportit, Shqipëria po bën përparim serioz në reformat gjyqësore, por ka kritika të forta sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në rreth 40% të rasteve, zyrtarët janë shkarkuar, në apel, shumica e rasteve janë pranuar. Procesi i verifikimit dhe vlerësimi i kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozita në SPAK janë aktualisht në vazhdim”, thuhet në raport.

Delegacioni i deputetëve holandezë kritikon nivelin e dobët të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa këshillon dialogun si zgjidhjen e vetme për çdo problematikë.

Raporti nuk jep një qëndrim përfundimtar mbi votën e Holandës për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Delegacioni holandez bën të ditur se vendimi do të merret pas konsultimeve me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Por sipas asaj që shkruante sot prestigjozja gjermane, Deutche Welle, Holanda, Franca dhe Belgjika janë tre vendet anëtare të BE që do të votojnë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.